Dy persona janë intervistuar pasi në rrjetin social në TikTok kanë postuar video-incizime me armë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në fshatin Vrellë e Goleshit, në Magurë.
Tutje thuhet se pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Vrellë e Goleshit, Magurë /14.08.2024-13:00. Pas disa video incizimeve të postuara në TikTok nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë konfiskuar dy pistoleta. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/