Një femër në Lipjan është identifikuar, pasi kishte postuar në rrjete sociale një video ku vërehej se kishte shtënë me armë zjarri.
Arma e zjarrit-revole e llojit Zoraki, një karikator dhe tre fishekë, vullnetarisht është dorëzuar dhe është konfiskuar tek një familjare e të dyshuarës.
E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.