Këto ditë është shpërndarë një video, përmes të cilës thuhet se Filloreta Raçi e ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.
Këngëtarja, e njohur më shumë me emrin artistik Fifi, bërë bujë të madhe gjatë pjesëmarrjes në edicionin e sivjetmë të Big Broher VIP, nga ku edhe krijoi këngën “Diell” që i shndërrua në një hit të madh.
Dhe duket se ajo e ka gjetur dashurinë, pasi është parë shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje në publik me Adis Patushin gjatë kohës sa ishte duke interpretuar në skenë, ndërsa publiku brohoriti për çiftin e ri.
Ndërsa pas raportimeve për lidhjen e saj në faqet rozë, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 721 mijë fansa.
“Shpirt i lumtur, jetë e lumtur”, është përshkrimi i fotografisë së Filloretës, ku nuk mungon edhe një simbol zemre.
Ndryshe, Adis Patushi nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar, pasi është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi. /Telegrafi/