Site icon Telegrafi

Postimi i Avdullah Hotit, nxit reagime të ashpra nga zyrtarë të LDK-së së Gjilanit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti duke shkaktuar konfuzion te publiku se çfarë mesazhi ka dashur të përçojë.

Mirëpo ky postim ka sjellë edhe reagimet e para nga zyrtarët e partisë të niveleve më të ulëta.

Burim Elezi, udhëheqës i Sektorit për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, ka reaguar ashpër duke kritikuar Hotin.

“E ka pru Lidhjen ne 10% edhe del e na thote mirembrema. Dullo, marre duhet me t’ardhe. Unë edhe e di pse po e ban keta, ama Jo, Jo edhe Jo Dullo kurre Ti e soji Yt kryetar te LDK-se skeni me mujt me u bë. Marre t’koft per kete status. Marre, marre, marre!”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Hoti publikon fotografi me Kujtim Shalën - a po e shpalos si kandidat për kreun e LDK-së?

Mesazhin e Elezit e ka pëlqyer edhe zyrtari tjetër i LDK-së Florian Dushi- kandidat për deputet.

Kujtojmë, Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin si datë kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë./Telegrafi/

Exit mobile version