Site icon Telegrafi

Postimet e Dua Lipës dhe Rita Orës ngjallin debat shqiptaro-serb në rrjete sociale

Dua Lipa dhe Rita Ora (Foto: Gettyimages/Guliver/Twitter)

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendohet Kosova në hartë.

Një veprim i tillë ka inspiruar edhe artistë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën thirrjes, ndërsa u krijua edhe një peticion, që po mbështetet në masë të madhe.

Sidoqoftë, ajo çka ngjalli më se shumti reagime ishte postimi i flamurit “Autochthonous” nga Dua, në rrjetin social Twitter, shkruan Evropa e Lirë.

Ajo mori reagime dhe fyerje të shumta kryesisht nga komentuesit serb, duke bërë mjaft të përhapur këtë postim të saj.

Lexo po ashtu Krijohet karikaturë për Vladimir Putin, 'zemërohet' ndaj Dua Lipës

Përpos fyerjeve, këngëtarja shqiptare mori edhe shumë përkrahje, të cilët kujtuan gjenocidin në Kosovë.

https://twitter.com/marimar_jj/status/1284939494588899329

Por, edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, është përballur me po të njëjtat reagime.

Lexo po ashtu ‘Vendoseni Kosovën në hartë’ - Rita Ora i bashkëngjitet fushatës ndaj Apple, përmend yjet shqiptare me famë botërore

Njëri prej komentuesve serb kishte shkruar se Kosova nuk ekziston, ndërsa shumë mbështetës të Ritës i dolën kunër këtij postimi.

https://twitter.com/RitaOra/status/1285169511403003904?cxt=HHwWgIC1tZG369UjAAAA

Theksojmë se peticioni i krijuar për të vendosur Kosovën në ‘Apple Maps’ ka marrë tashmë mbi 100 mijë nënshkrime.

Por, një peticion ka nisur edhe për mos vendosjen e Kosovës në hartë, e cila ka marrë 15 mijë nënshkrime.

 

Exit mobile version