Site icon Telegrafi

Poshtërim i ri për Putinin, ish-shefi i spiunazhit e fajëson atë për dështim në Ukrainë

Një ish-shef famëkeq i spiunazhit rus ka akuzuar Vladimir Putinin për dështime të madhe në luftën e Ukrainës.

Vladimir Kvachkov, 75 vjeç, tha se as presidenti, as ministri i tij i mbrojtjes, Sergey Shoigu, por as shefi i shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov nuk ishin “të aftë të bënin luftë”.

Ai këtë e tha pasi një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor për “diskreditim të forcave të armatosura”, raporton metro.co.uk.

Lexo po ashtu Zyrtari i lartë i NATO-s tërhiqet nga komentet kundërthënëse për Ukrainën: Ishte gabim, kërkoj falje

“Ata thonë se po diskreditoj forcat e armatosura. Sipas mendimit tim, qytetarët e mëposhtëm po diskreditojnë forcat e armatosura – Putin, Shoigu dhe Gerasimov”, deklaroi ai.

Pavarësisht se iu tërheq vërejta, Kvachkov vazhdoi se “ata që nuk mund të bëjnë luftë po diskreditojnë forcat e armatosura. Por, ne mund ta bëjmë atë dhe ne e dimë se si”.

Kvachkov u gjobit me 40000 rubla (388 euro) për tre mesazhe në mediat sociale që kritikonin “operacionin special ushtarak në Ukrainë dhe udhëheqjen ruse”.

Ai mohoi të ishte i lidhur me median që ndau këto mesazhe – Odnoklassniki.

Ultranacionalisti ishte një kolonel i agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU.

Lexo po ashtu CNN publikon videon e sulmit eksperimental me dron të ukrainasve në urën e Krimesë

Ai u burgos në vitin 2005 pasi ishte përpjekur që ta vret politikanin dhe biznesmenin, Anatoly Chubais përpara se të lirohej tre vjet më vonë.

Në vitin 2013, Kvachkov u vu pas hekurave pasi u dënua për krijimin e një grupi terrorist dhe komplot për të rrëzuar qeverinë. /Telegrafi/

Exit mobile version