Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ndodhej në San Siro të dielën mbrëma gjatë derbit ndërmjet Milanit dhe Interit.
Mirëpo, mediat bëjnë të ditur se ai nuk ka qëndruar në qytetin e modës thjesht për ta shijuar Derby della Madonnina.
Kemi raportuar se ai e ka përcjellë nga afër mbrojtësin e Rossonerëve, Mattia De Sciglio.
Mirëpo, Fichajes.net bën të ditur se drejtori i katalunasve e ka ndjekur edhe lojën e mbrojtësit të krahut, Ignazio Abate.
Blaugranët duan ta përforcojnë fazën defensive në janar, prandaj janë duke i monitoruar disa mbrojtës. /Telegrafi/