Telegrafi

Portugalia fiton penallti falë teknologjisë, por e humb sulmuesi i ri i Milanit (Video)

Portugalia ka pasur mundësi të mirë të kaloj në epërsi ndaj penalltia, por Andre Silva është treguar i pasaktë.

Luhej minuta e 16 e ndeshjes kur Rafa Marquez ndërhyri gabimisht në sulmuesin e ri të Milanit, Andre Silva.

Lexo po ashtu Gomes i Barçës shënon supergol ndaj Meksikës, por i anulohet nga teknologjia “VAR” (Video)

Megjithatë, gjyqtari nuk akordoi menjëherë penalltinë, por e akordoi vetëm pas shikimit të “VAR” apo i njohur si “Video Assistend Reffere” apo Gjyqtari ndihmës me video.

Por, as kjo nuk i ndihmoi Portugalisë, pasi ekzekutimi i penalltisë ishte i pasaktë nga Silva, penallti të cilët e priti portieri Guilermo Ochoa.

Ndryshe, Portugalia dhe Meksika luajnë mes vete për vendin e tretë apo medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave. /Telegrafi/