Arsenal ka shënuar fitore, e cila i siguroi një vend në çerekfinale të FA Cup.
Londinezët kanë triumfuar si mysafirë i Sutton Unitedit me rezultat 2-0.
Momenti më qesharak i kësaj përballje, ishte portieri ‘trashaluq’ i Suttonit, portieri Wayne Shaw, i cili nuk mundi të durojë pas minutës së 82 të takimit.
Ai u pa duke ngrënë në bankinë, duke mos pasur mendjen edhe shumë të ndeshja, ku skuadra po mposhtej.
Gjithashtu gjatë minutës së 16-të loja mes Suttonit dhe Arsenalit është ndërprerë për disa momente.
E gjithë kjo pasi një tifoz i skuadrës vendase është futur në fushë. Ai madje iu ofrua afër edhe lojtarit të Arsenalit, Mohamed Elneny, por që u tregua indiferent.
Kujtojmë se Sutton United është pjesë e Naciona League që është niveli i pestë i kampionatit në Angli.
https://www.youtube.com/watch?v=e0tjc2bBFNQ