Site icon Telegrafi

Portieri i Juventusit dështon në teste mjekësore te Benfica, kthehet në Itali edhe për pesë muaj

Benfica e ka lëshuar ​​një deklaratë, ku e ka konfirmuar se Mattia Perin dështoi t’i kalojë testet mjekësore dhe do të kthehet në Juventus për tu trajtuar që të kthehet pas katër muajsh. 

Portieri ishte gati për ta mbyllur transferimin prej 15 milionë eurove këtë mbrëmje, por çështjet ndryshoi shkaku i testeve mjekësore.

Një deklaratë e klubit portugez e ka konfirmuar se marrëveshja nuk është anuluar, por është shtyrë për katër muaj, derisa portieri të rimëkëmbjet plotësisht.

Klubet arritën një marrëveshje për Perinin që të qëndrojë në Torino dhe t’i nënshtrohet trajtimit, duke bërë lëvizje te Benfica në dhjetor apo janar.

Perin ka një histori të problemeve të dëmtimit, duke thyer ligamentin e kryqëzuar anësor në të dy gjunjët dhe u operua dy herë në shpatull. /Telegrafi/

Exit mobile version