Portieri i ri i Arsenalit, Arthur Okonkwo bëri një gabim trashanik në golin e pranuar derisa skuadra e tij pësoi humbje 2-1 ndaj Hibernian në ndeshjen parasezonale.
Mikel Arteta e filloi fazën përgatitore me lojtarët e tij të martën si, Pierre-Emerick Aubameyang, Willian, Eddie Nketiah dhe Ainsley Maitland-Niles në formacionin bazë.
Okonkwo kishte një moment për t’u harruar, e që ishte minuta e 21-të.
https://twitter.com/notdubs1/status/1414999232306548736?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414999232306548736%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-arsenal-goalkeeper-makes-huge-error-as-they-lose-2-1-to-hibernian-20210714
Gardiani 19-vjeçar ia huqi në goditjen e tij, derisa Martin Boyle e hapi llogarinë e golave në Easter Road.
Daniel Mackay më pas e dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të.
Pepe misses a penalty. #afc https://t.co/C1iwm5flQq
— DailyAFC (@DailyAFC) July 13, 2021
Nicolas Pepe më pas e kishte shansin që të shënonte për 2-1, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.
Por, The Gunners ia dolën të shënonin golin e vetëm të tyre në këtë takim me anë të Emile Smith Rowe në minutën e 81-të. /Telegrafi/
Arsenal pull a goal back, with Emile Smith Rowe volleying home from Héctor Bellerín’s inviting cross. [@TheAFCnewsroom] #afc pic.twitter.com/6HJaI3PMvq
— afcstuff (@afcstuff) July 13, 2021