Moska ka njoftuar sot se porti i Mariupolit është sërish funksional, pas më tre muajve luftime për ta marrë nën kontroll.
Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ushtria ka larguar të gjitha minat në port dhe se tani mundet sërish të operojë me kapacitete të plota, transmeton Telegrafi.
Siç raporton AP, Mariupoli është një port i rëndësishëm strategjik në detin Azov.
Kujtojmë që mbrëmë, ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të hap katër korridore humanitare në det, me qëllim që të mund të kalojnë anijet e huaja që prej muajsh kishin ngecur në portin e Mariupolit.
“Do të hapim korridore humanitare në një gjerësi prej 115 metra dhe gjatësi prej dy miljeve në drejtim të Detit të Zi”, thuhej në kumtesën e ministrisë ruse. /Telegrafi/