Një portal lajmesh ultra-tradicional izraelit, ka fshirë nga fotografia bukuroshen Kim Kardashian, pasi ajo është “simbol i pornografisë”.
Fotoja Kim Kardashian, burrit të saj Kanye West dhe kryetarit të Jerusalemit, Mayor Nir Barkat, është modifikuar duke eliminuar bukuroshen përmes një fature të vendosur sipër saj.
Nissim Ben Haim, redaktor i faqes e Kikar HaShabbat, ka thënë të mërkurën se ata e kanë hequr Kardashian pasi ajo është “simbol pornografik” që është në kundërshtim me vlerat tradicionale të tyre.
Po ashtu në artikullin, që tregon darkën në mes të Barkat dhe çiftit amerikan, Kardashian përmendet si “Gruaja e West”.
Brenda komunitetit ultra-ortodoks izraelit, fotografitë e femrave shpesh nuk shfaqen. Në janar, gazeta nga një fotografi largoi edhe kancelarin gjermane Angela Merkel. /Telegrafi/
A është Kim vërtet simbol i pornografisë?