Telegrafi

Porsche 911 i ri, së shpejti prezantohet në Gjenevë (Foto)

Kompania gjermane modifikuese e veturave, TechArt, ka përgatitur paketën zëvendësuese për modelin e ridizajnuar Porsche 911, i cili premierën botërore e ka mbajtur disa muaj më parë në panairin e veturave në Frankfurt.

TechArt modelin e saj të modifikuar 911 (në version Carrera, Targa dhe Turbo), do ta prezantojë në fillim të muajit shkurt vitin e ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton Koha.net.

Duhet theksuar se, tani për tani, TechArt për modelin 911 në version Carrera S, i cili sipas të dhënave nga fabrika është me kapacitet prej 420 kuajfuqi, ka parashikuar vetëm set të ri të rrotave dhe heqjen e emblemës “Porsche”, por programi i plotë i modifikimit do të jetë në dispozicion më vonë.

Kjo do të thotë se Porsche 911 mund të vjen në Gjenevë me aerodinamikën TechArt të bërë nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar, përforcimin e motorit, frenat më të forta, sistemin sportiv të shkarkimit si dhe enterier të modifikuar.