Telegrafi

Porsche 911 i ri, me pakon Exclusive (Foto)

Modeli i modifikuar së fundmi, Porsche 911, mund të pësojë sërish ndryshime duke i shtuar disa elemente nga paketa “Exclusive”.

Kështu, Porsche Exclusive për modelin Porsche 911 Carrera 4S ka parashikuar eksterierin me ngjyrë të verdhë për gara, disa detaje në ngjyrë të zezë shkëlqyese, rrotat “Carrera Sport” me diametër prej 20-inç, si dhe disa detaje tjera në enterier me ngjyrë të njëjtë sikurse eksterieri.

Paketa Exclusive ofron edhe disa elemente për modifikimin e versionit 911 Carrera S Cabriolet, Turbo S dhe Turbo S Cabrio, transmeton Koha.net.

Kjo paketë, për këto modele, ofron detaje të reja si për eksterierin ashtu edhe për enterierin, njëjtë sikurse tek modeli Carrera 4S, si dhe ofron disa detaje individuale të përgatitura për secilin model veç-e-veç.