Telegrafi

Porositi tortë me pamjen e aktores së famshme, i arriti diçka shumë e shëmtuar (Foto)

Erin Hughes nga Glasgow i Anglisë, ka porositur përmes internetit te një kuzhinier profesionist, një tortë që ka pamjen e Marilyn Monroe, për t’ia dërguar kunatës në ditëlindje.

Por, në momentin e fundit, 26-vjeçarja bleu një tortë tjetër, pasi ajo që i kishte arritur ishte shumë e shëmtuar dhe nuk përngjante aspak me aktoren, transmeton Telegrafi.

Aktorja Monroe

“Sipër ishte një fytyrë, sikur të jetë vizatuar nga ndonjë fëmijë. Pagova 60 euro, për diçka që nuk bënë ta shohin të ftuarit në aheng”, ka thënë Hughes lidhur me rastin.

Detaje anësore të tortës

Megjithëse është ankuar në llogarinë ku e porositi, ajo nuk pret që t’i kthehen paratë që i pagoi përmes bankës. /Telegrafi/