Erin Hughes nga Glasgow i Anglisë, ka porositur përmes internetit te një kuzhinier profesionist, një tortë që ka pamjen e Marilyn Monroe, për t’ia dërguar kunatës në ditëlindje.
Por, në momentin e fundit, 26-vjeçarja bleu një tortë tjetër, pasi ajo që i kishte arritur ishte shumë e shëmtuar dhe nuk përngjante aspak me aktoren, transmeton Telegrafi.
“Sipër ishte një fytyrë, sikur të jetë vizatuar nga ndonjë fëmijë. Pagova 60 euro, për diçka që nuk bënë ta shohin të ftuarit në aheng”, ka thënë Hughes lidhur me rastin.
Megjithëse është ankuar në llogarinë ku e porositi, ajo nuk pret që t’i kthehen paratë që i pagoi përmes bankës. /Telegrafi/