Site icon Telegrafi

Pompeo: SHBA do të dalë së shpejti me plan paqeje për Lindjen e Mesme

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo ka thënë këtë të premte se Administrata e Trump do të dalë me një plan që është stërshtyrë për paqe në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Sipas tij, ky plan do të dalë në javët në vijim, shkruan Euronews.

“Mendoj që në javët në vijim ne do të dalim me vizionin tonë”, ka thënë Pompeo pas fjalimit në Universitetin e Kansas në Manhatan, përcjell bw.

Javën e kaluar i dërguari i shtëpisë së Bardhë në Lindje të Mesme, Jason Greenblatt, ka thënë se SHBA-sa nuk do të dalë me plan të pjesshëm për paqe para se të mbahen zgjedhjet e 17 shtatorit në Izrael.

Exit mobile version