Telegrafi

Polonia refuzoi sistemet kundërajrore “Patriot” nga Gjermania, thotë se Ukraina ka nevojë për ta më shumë

Polonia ka refuzuar një ofertë gjermane për tu furnizuar me sisteme kundërajrore pasi dy raketa ranë në territorin e saj nga Ukrainas, duke vrarë dy persona.

Polonia thotë se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme kundërajrore. Por Gjermania thotë se është e ndërlikuar.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord për përdorimin e sistemit të NATO-s jashtë territorit të saj.

Megjithatë, duket se NATO-ja nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë çështje.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se vendimi për dërgimin e njësive të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë varet nga vendet individuale.

Ai tha se këto ishin vendime kombëtare, megjithëse ai shtoi se marrëveshjet ndonjëherë nënkuptonin konsultime me aleatët e tjerë. /Telegrafi/