Polonia ka kërkuar miratimin e qeverisë gjermane për të eksportuar aeroplanë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë, ka thënë ministria gjermane e Mbrojtjes.
Një zëdhënës i ministrisë tha se Polonia po kërkon leje për ri-eksportimin e aeroplanëve të vjetër gjermanë MiG-29.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi ministrin e mbrojtjes, Boris Pistorius të thoshte se një vendim do të merrej shpejt.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Polonia ka dërguar tashmë disa nga aeroplanët luftarakë MiG-29 në Ukrainë.
Polonia ka konfirmuar se në total do t’i dhurojë Kievit 14 aeroplanë ushtarakë, raporton skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima ndër civilët. /Telegrafi/