Polonia duket se i ka dhënë më së shumti tanke deri më tani ushtrisë ukrainase që nga pushtimi rus.
Polakët i kanë dhuruar 325 tanke të fushëbetejave forcave të armatosura të Ukrainës.
Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Përhershëm i Polonisë në Bashkimin Evropian, raporton skynews.
Out of the 575 tanks delivered to Ukraine so far, as many as 325 have been given by 🇵🇱. 🇳🇱 is second (85), 🇩🇪 third (80), and 🇺🇸 fourth (76).
In addition, of the 28 planes transferred to #Kyiv so far, Poland has sent as many as 14 MiG-29 fighters. pic.twitter.com/MWQUSN1ewO
— Poland in the EU (@PLPermRepEU) May 11, 2023
Një total prej 575 tanke i janë dorëzuar Kievit që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Franca ka dhuruar 85, Gjermania ka dërguar 80 dhe SHBA-ja ka ndarë 76 sosh.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas vitin e kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/