Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq tregon se për dy ditë ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Bogdanoviqit, këto thirrje kanë ardhur me qëllimin se në Qeverinë e ardhshme të Kosovës këtij t’i ofrohet një pozitë ministrore dhe të jetë nënkryetar i Listës Serbe.
“Dje dhe sot pata disa telefonata, ata më luten që të mos kritikoj më Listën Serbe dhe Aleksandar Viçiqin dhe në këmbim më ofruan të bashkohem me Listën Serbe e të jam nënkryetar dhe ministër i parë i saj në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim!”, ka shktuar ai në Twitter. transmeton Telegrafi.
Yesterday and today I had several calls,
they praying me, not to criticize @srpskalista and @avucic anymore,
and in return I was offered to join Srpska list,
to be its first vice-president and minister in the government 🇽🇰 after the next elections 😂😂😂
My honor has no price!— Boban Bogdanović (@DissidentAnswer) April 22, 2023
Bogdanoviq, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi nga territori i Kosovës.
Bogdanoviq kishte deklaruar se e kishin nxjerrë nga autobusi që qarkullonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.
Jo vetëm Bogdanoviq, por edhe politikanë të tjerë në Kosovë kanë treguar se regjimi i Beogradit po i shantazhon në forma të ndryshme të gjithë ata që nuk janë në Listën Serbe apo përkrahës të saj. /Telegrafi/