Site icon Telegrafi

Politikani fantastiko-shkencor i Serbisë: Në 400 miliardë dollarë arrin pasuria jonë në Kosovë!

Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq, thotë se slogani i tyre është: “Nuk e japim atë që është e jona”, duke paralajmëruar një betejë të re për Kosovën!

“60 për qind e tokës në Kosovë është në pronësi të Serbisë; 17 miliardë dollarë Serbia i ka investuar në Kosovë në pesë dekadat e fundit; aty janë 15 miliardë tonelata të linjitit; 51 milionë tonelata të zinkut dhe plumbit”, ka thënë Popoviq.

Ai shkon aq larg sa që thotë se “në 400 miliardë dollarë vlerësohet pasuria e Serbisë në Kosovë”, transmeton Telegrafi.

Popoviq thotë se “pos sovranitetit e integritetit të Serbisë”, “beteja e Kosovës sot bëhet për ujin, për Trepçën, Ujmanin (Gazivoda), Brezovicën, për qindra miliona euro pronë të Industrisë së Naftës së Serbisë, elektro-ekonominë dhe kompanitë tjera serbe”!

Paralelisht me atë që Popoviqi e quan “mbrojtje e pronës së Serbisë”, ai thotë se “Serbia do të vazhdojë të investojë në Kosovë, sepse serbët do të mbijetojnë nëse kanë punë, shkolla, universitete, spitale”, duke paralajmëruar aksione në Serbi me moton “nuk e japim atë që është e jona”! /Telegrafi/

Exit mobile version