Site icon Telegrafi

Politikanët që takuan Trumpin vite me parë, e urojnë atë me fotografi

Donald Trump ka fituar zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trump është bërë presidenti i 47 i SHBA-së.

Fitorja e Trumpit është mirëpritur edhe në Kosovë, ku presidentja dhe kryeministri pohuan se mirëpresin fitoren e tij, dhe se janë të gatshëm për të vazhduar punën së bashku, transmeton Telegrafi.

Urime për fitoren e tij kanë bërë edhe nga opozita. Ndërsa në rrjetet sociale nuk munguan as disa fotografi që kanë bërë politikanët me Donald Trump.

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka uruar Trumpin, derisa ka publikuar edhe një fotografi me Trumpin.

“Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën. Urime të përzemërta Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vitet në vijim”, ka shkruar ai.

Po ashtu, edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Trumpin me një fotografi të realizuar kohë më parë.

“SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump. Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Gjithashtu, edhe Enver Hoxhaj nënkryetar i PDK-së, ka uruar Trumpin, ndërsa ka shpërndarë një fotografi me J.D Vance, kandidati për zv.president.

“Urime popullit amerikan, Presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance, për këtë kapitull të ri udhëheqjeje. Kosova mbetet një mik i palëkundur i SHBA-së, një miqësi e thellë dhe historike që ka forcuar themelet e lirisë dhe demokracisë sonë”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version