Site icon Telegrafi

Politikanët në Maqedoni urojnë Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Krerët politik në Maqedoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve (28 shtatori) kanë uruar komunitetin boshnjak në vend. Mesazhi i tyre kryesor është që tek kjo bashkësi të ketë atmosferë festive, shëndet, paqe dhe lumturi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emër të tij dhe në emër të deputetëve uroi bashkësinë e boshnjakëve për 28 shtatorin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ju jeni pjesë e mozaikut të Republikës së Maqedonisë dhe çdo kontribut i juaji në sferën e kulturës, arsimit, ekonomisë si dhe çdo sferë tjetër është kontrubut në përmbushjen e fotografisë moderne, demokratike”, shkruan ndër të tjera Xhaferi.

Kryeministri Zoran Zaev në emër të tij dhe në emër të Qeveris uroi ditën ndërkombëtare të boshnjakëve të gjithë anëtarëve të bashkësis boshnjake vend.

“Dërgoj urime të sinqerta deri tek qytetarët tonë në ditën ndërkombëtare të boshnjakëve. Bashkësia e boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë ka dhënë kontribut aktiv në proceset demokratike dhe shoqërore. Them se së bashku mund t’i bëjmë punët më mirë. Sfida jonë e rradhës është anëtarësimi i Maqedonisë në familjen euro atlantike, atje ku përkasim si qytetarë”, shkruan Zaev.

Ndërsa presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve (28 shtatorit) uroi anëtarët e kësaj shoqërie.

“Në emrin tim dhe në emrin e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dëshiroj të ju uroj 28 shtatorin, ditën ndërkombëtare të boshnjakëve dhe ju dëshiroj shëndet, sukses dhe bekim. Si gjithë shtetet tjera ballkanike, edhe Maqedonia në një periudh historike ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Për dallim nga shtetet tjera ballkanike, Maqedonia nuk i ka hudhur, por i ka marrë më të mirat e kësaj trashëgimie”, shkruan Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version