Site icon Telegrafi

Politikanë evropianë pro qëndrimit të Britanisë në BE

Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, së bashku me dy ish-kryeministra të tjerë, britanikun, Gordon Brown dhe suedezin, Carl Bildt përfshirë edhe personalitete nga e gjithë Evropa, bëjnë apel për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

“Mbështesim kërkesën e shoqërisë civile britanike për qëndrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

“Përparësitë për të gjithë Evropën janë vendet e punës, terrorizmi, migracioni masiv, ndryshimet klimatike dhe barazia. Ne kërkojmë që Britania e Madhe të luajë rol kryesor për zbatimin e këtij programi”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e përbashkët bëjnë pjesë edhe ish-ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, Pascal Lamy, Qiriakos Micotaqis, Urmas Paet, Ana Palacio e tjerë.

Më 23 qershor Britania e Madhe organizon referendumin për qëndrimin ose jo në BE.

Exit mobile version