Site icon Telegrafi

Politano dëshiron transferimin te Interi

Matteo Politano (Getty Images)

Anësori sulmues i Sassuolos, Matteo Politano, do të preferonte një transferim veror në Inter, raportojnë mediat italiane.

24-vjeçari italian ishte afër transferimit në Napoli në afatin kalimtar të janarit, por lëvizja nuk u materializua vetëm në minutën e fundit.

Napoli thuhet se ende është i interesuar në Politanon, ashtu siç janë edhe Milani, por në Itali thonë se tjetër kush tani po e udhëheq garën.

Lexo po ashtu Politano objektivi kryesor i Milanit për fazën e sulmit

Sipas mediumit italian Gazzetta Sportiva, gjiganti italian, Interi tani është në pozitën kryesuese në garë për shërbimet e yllit të Sassuolos.

Politano gjatë një aksioni ndaj Interit  (Getty Images)

Është vet trajneri Luciano Spalletti, i cili po shtyn për të sjellë italianin e talentuar në Giussepe Meazza.

Edhe Politano gjithashtu ka shprehur preferencën e tij për Nerazzurët dhe pëlqen transferimin tek gjigantët italian.

Lexo po ashtu Të gjitha skuadrat e mëdha italiane e duan Politanon, Sassuolo i vendos çmimin e largimit

Sidoqoftë, para se të bëhet ndonjë lëvizje, Interi duhet të fitojë 35-40 milionë euro duke shitur lojtarë, nëse ata duan të përmbushin detyrimet financiare të Fair Play-t.

Interesim për Politanon kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera të mëdha italiane, Juventusi dhe Roma. /Telegrafi/

Exit mobile version