Telegrafi

Policja shkelmon një vajzë në Vushtrri

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë parë në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri* ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur.

Në video e cila ka arritur në redaksi të Telegrafit shihet se polici tjetër vetëm qëndron duke e shikuar kolegen.

Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Pamje të reja, ku shihen dy policët e Kosovës duke e goditur me shuplakë vajzën në Vushtrri

Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa herë. /Telegrafi/

*Telegrafi fillimisht kishte raportuar se ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, pasi ashtu ishte informata nga personi që dërgoi videon. Por, pas publikimit të lajmit, organet kompetente hetuan rastin dhe mësuam se ngjarja ka ndodhur në Vushtrri.