Telegrafi

Policia: Vetura e djegur në veri dyshohet të jetë e lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq kanë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër.

“Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq ishte dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, por mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij. /Telegrafi/

Foto: Kallxo.com