Site icon Telegrafi

Policia vazhdon kërkimin e personit të zhdukur në zonën e Dragashit

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet  e ditur se gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

“Nga të gjithë akterët e përfshirë, siç janë Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë. Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht  fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë. /Telegrafi/

Exit mobile version