Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionin policorë duke bastisur dhe një bastore sportive ilegale në Komunë të Zveçanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai tha se gjatë bastisjes në këtë lokal janë konfiskuar disa televizorë e gjësende tjera.
“Kemi konfiskuar televizorë, monitor, para (dinarë)”, ka thënë shkurt Elshani. /Telegrafi/