Site icon Telegrafi

Policia ushtarake plagos ish-senatorin brazilian, të mbuluar në gjak e fusin në veturë për ta dërguar në spital

Senatori brazilian Cid Gomes është plagosur nga arma e zjarrit, derisa po tentonte të intervenonte gjatë grevës se policisë ushtarakë në Seara të Brazilit.

Gomes që është ish-guvernator i këtij shteti brazilian, është dërguar me urgjencë në spital për tretman, transmeton Telegrafi.

Kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku shihet duke qëndruar i ulur në një ekskavator dhe tenton të ndalë grevën, raporton Reuters.

Ndërkaq vëllai i tij Siro Gomes, gjithashtu politikan dhe ish-kandidati për presidentët nga të majtët, ka  thënë se vëllai i tij është qëlluar nga policia ushtarake, por se organet vitale nuk i janë rrezikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version