Telegrafi

Policia turke arreston 33 persona nën dyshimin se kanë spiunuar për inteligjencën izraelite Mossad

Policia turke ka arrestuar 33 persona nën dyshimin se kanë spiunuar për inteligjencën izraelite dhe se kishin shënjestruar të huajt që jetonin në Turqi, ka njoftuar ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, shkruan Reuters.

Muajin e kaluar, zyrtarët turq kanë paralajmëruar Izraelin për pasojat serioze “nëse tentojnë të kapin pjesëtarët e grupit militant Hamas që jetojnë jashtë territorit të Palestinës, përfshirë Turqinë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi se do të ishte gabim i madh nëse do të ndërmerrej një veprim i tillë.

Turqia ndryshe nga shumica e aleatëve të saj perëndimor dhe disa vende arabe, nuk e cilësojnë Hamasin si organizatë  terroriste, transmeton Telegrafi.

Policia turke ka kryer bastisje në 57 lokacione në tetë provinca si pjesë e një hetimi apo më mirë thënë pjesë e operacionit të koduar “Operation Mole” që u urdhëruaa të niset me urdhër të  zyrës së kundër-terrorizmit në Stamboll por edhe nga inteligjenca turke MIT.

Ministri i Brendshëm turk tha në platformën X se të dyshuarit besohet që kishin për qëllim të monitorojnë, identifikojnë, sulmojnë dhe rrëmbejnë shtetas të huaj që jetonin në Turqi.

Në anën tjetër lidhur me këto arrestime, është pyetur zyra e kryeministrit izraelit dhe ajo e Punëve të Jashtme, por se ata nuk kanë pranuar të prononcohen.

Turqia ka kritikuar ashpër Izraelin për bombardimet në Gazë dhe luftën e saj kundër Hamasit, ku Erdogani dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikisht kanë akuzuar njëri-tjetrin. /Telegrafi/