Site icon Telegrafi

Policia: Tre policët u kidnapuan brenda territorit të Kosovës, ata janë policë kufitarë dhe të shtyrë në moshë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një konferencë për media ka folur për kidnapimin e zyrtarëve policorë në afërsi të kufirit me Serbinë.

“Ka ndodhur një kidnapim nga forcat serbe. Policia e Kosovës thotë se zyrtarët e Policisë kanë qenë në pikën statike në Bare, thellë në territorin e Kosovës. Ata kanë qenë në detyrë që të parandalojnë kontrabandimin e mallrave”, ka deklaruar Kelani.

Kelani thotë se Policia e Kosovës ka hasur lëvizje të njësiteve serbe që dyshohet se janë njësi policore.

“Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në atë lokacion, por aty kanë qetur vetëm automjetin zyrtar po jo edhe tre policët”.

Kelani thotë se janë njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare në mënyrë që sa më shpejt të lirohen policët e kidnapuar.

“Kidnapime të tilla klasike forcat serbe po përdorin që t’i mbrojnë kriminelët e përfshirë në raste të ndryshme”.

Ai ka thënë se policët e arrestuar janë zyrtarë kufitar patrullues, dhe jo njesite speciale siç pretendon Serbia.

“Zyrtarët policorë janë të moshës së shtyrë që kanë punuar me vite në Policinë e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version