Policia e Kosovës ka gjobitur autobusët që shërbejnë në linjën Prishtinë-Podujevë, të cilët nga dje janë parkuar para Komunës së Prishtinës si formë proteste.
Autobusët e linjës Podujevë-Prishtinë janë futur në grevë ditën e djeshme, duke lënë qindra udhëtarë pa transport, transmeton Telegrafi.
Shkaku i grevës është vendimi i Komunës së Prishtinës, i cili ndalon hyrjen e autobusëve në vendin ku ata zakonisht parkoheshin.
Përfaqësuesit e kompanive të autobusëve nga Podujeva e kanë quajtur këtë vendim të padrejtë dhe kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për hakmarrje.
Edhe një muaj më parë, kjo shoqata ka protestuar me të njëjtat kërkesa./Telegrafi/