Telegrafi

Policia shpall në kërkim një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person në Prizren, i cili dyshohet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu, nga policia është publikuar edhe një fotografi e të dyshuarit, ku policia kërkon bashkëpunim me qytetarët që të bëhet identifikimi i tij.

“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia”.

“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia lut ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në  telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com