Telegrafi

Policia shkon për ta arrestuar një person në Podujevë, sulmohen nga familjarët e të dyshuarit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, janë sulmuar nga familjarët e të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 18:43 në Podujevë.

Në raportin policor bëhet e ditur se në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/