Telegrafi

Policia sekuestron disa thika dhe municion në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të thikave dhe municionit në komunën e Suharekës.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, aktiviteti i Policisë është realizuar së bashku me inspektorët komunalë, transmeton Telegrafi.

“​Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar

• 5 shufra të metalit,
• 6 elektroshokë,
• 14 pako municion të pushkëve ajrore,
• 1 dylbi (të armës së zjarrit),
• 47 thika
• 16 boksa të metalit
• 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve,
• 4 këllëf për shufër,
• 27 këllëf të armës,
• 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, i dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë./Telegrafi/