Telegrafi

Policia sekuestron armë dhe fishekë në Prishtinë – arrestohen 12 persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 12 persona në rajonin e Prishtinës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve policia ka sekuestruar tri pistoleta njëra prej tyre me gaz, 31 fishekë, një boks hekuri dhe katër thika.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Rinia, Prishtinë 07.03.2022 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit i është gjete dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë me të cilën armë ai kishte shtënë në ajër. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë 07.03.2022 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një boks hekuri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Çagllavicë, Graqanicë 08.03.2022 – 00:40. Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Perandori Justinian, Prishtinë 08.03.2022 – 15:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

R. Maliq Gjinolli, Prishtinë 08.03.2022-19:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar dy thika. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 08.03.2022 – 18:40. Njësiti policor ka ndaluar një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/