Site icon Telegrafi

Policia sekuestron 190 motoçikleta nё Pejё

trotinet

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor nё Pejё.

Nё kёtё plan i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim janё tё angazhuar zyrtar nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё, transmeton Telegrafi.

Gjatё muajit qershor nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor Pejё janё sekuestruar 190 motoçikleta.

“190 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim, mos mbajtje e helmetës dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version