Telegrafi

Policia sekuestrohen tri armë në Skenderaj

Foto ilustruese

Gjatë një bastisje të realizuar sot në orët e mbrëmjes në Skenderaj, policia ka sekuestruar tri armë të zjarrit.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj,  me ç ‘rast si rezultat i bastisjes së realizuar në dy lokacione – shtëpi, në fshatin Prekaz i Epërm, janë gjetur dhe janë sekuestruar tri  armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta.

“Në cilësi të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë intervistuar dy persona të  dyshuar, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të  dyshuarit janë  liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. /Telegrafi/