Telegrafi

Policia publikon videon e një personi duke kryer vjedhje në Lipjan, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas policisë, rasti i vjedhjes ka ndodhur gjatë muajit maj në qytetin e Lipjanit, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në pamjet e bashëngjitura. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘Vjedhje’ që ka ndodhur në maj të vitit 2024, në Lipjan”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/