Dy persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila ishte vënë në ndjekje të disa hajnave të dyshuar, në dalje të Prishtinës.
Burime të Kallxo.com thonë se një veturë e Policisë ka qenë duke i ndjekur hajnat.
Me këtë rast, janë aksidentuar dy automjetet, ajo e Policisë dhe e të dyshuarve.
Mësohet se me këtë rast ka pasur një të shtënë nga zyrtarët policorë.
Të paktën dy veta janë arrestuar, thonë këto burime.