Site icon Telegrafi

Policia përfundon bastisjet në shtëpinë e Ridvan Muharremit

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit nisi bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, të cilat rezultuan me shoqërimin në Polici të drejtorit të Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Ndërkaq, bastisjet në shtëpinë e Ridvan Muharremit kanë përfunduar, i cili po dyshohet që është i përfshirë në një keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Lexo po ashtu Pas MINT-it, policia bastis edhe një restorant në Prishtinë

PO ashtu Policia e Kosovës është duke bastisur edhe restorantin e Muharremit, “Bukë e Zemër”, në Prishtinë.

Lexo po ashtu Bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë

Ndryshe, sipas informacioneve të para, ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version