Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Policia përmes një njoftimi për media bën të ditur se Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/