Telegrafi

Policia njofton se dy persona janë zhdukur, një në Prishtinë dhe një në Suharekë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë zhdukur dhe se familjarët e tyre nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tyre.

Një person është zhdukur në Prishtinë, më datën 2 janar, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë 02.01.2024 – 03:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se vëllai i saj kosovar (me probleme shëndetësore), ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rasti tjetër i zhdukjes ka ndodhur në Suharekë, ku një person ka dalë nga shtëpia më 6 janar.

“Suharekë 06.01.2024 – 17:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj shtetas i huaj, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Të dyja rastet po vazhdojnë të hetohen nga policia./Telegrafi/