Site icon Telegrafi

Policia njofton për tre persona të zhdukur në Pejë, Gjakovë dhe Leposaviq

Foto: Arkiv

Tre perona raportohet të jenë zhdukur ditëve të fundit në Kosovë.

Policia njofton se rastet kanë ndodhur në Pejë, Gjakovë dhe Leposaviq, transmeton Telegrafi.

Siç njofton policia, persona të zhdukur raportohet të jenë dy vajza dhe një djalë.

Rastet e ndara sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës:

Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version