Telegrafi

Policia njofton për kontrollet në Banjskë, jep detaje për konfiskimin e armëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të martën në Banjskë të Zveçanit ka konfiskuar disa armë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se armët e gjeta janë konfiskuar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/