Site icon Telegrafi

Policia në Vushtrri arreston personin e kërkuar me 18 urdhër arreste të gjykatës

Foto: Ilustrim

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi bazën e informacioneve, kanë siguruar informata për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale E. K., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Si rezultat i informacioneve dhe veprimeve të ndërmarra është arritur që në orët e mbrëmjes të së enjtes, rreth orës 21:45, në fshatin Vilanc të Vushtrrisë, përkatësisht në shtëpinë e tij, të arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim me 18 urdhër arreste të lëshuara nga gjykata kompetente për disa raste të veprave penale.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version