Stacioni Policor në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata për grabitje.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Sot më datë 03.08.2021 Policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ‘Grabitje’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/